Ka ndodhur

Aksident i rëndë rrugor në Peqin. Makina del nga rruga, humbin jetën 2 të rinj

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e 2 të rinjve  ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në hyrje të qytetit të Peqinit.

Mësohet se automjeti tip “Volkswagen Golf”, me të cilin udhëtonin dy të rinj, ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Ura e Teqes” dhe është përplasur me shkallët anësore të një banese.

Si pasojë e përplasjes së fortë, mbetën të vdekur dy të rinj, të dy 23 vjeç. Viktimat janë G. Ll, 24 vjeç, banues në Peqin dhe drejtues i mjetit, si dhe D. K, 23 vjeç, gjithashtu banues në Peqin. Të rinjt kanë ndërruar jetë në spital.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë