Bota

Aksident i rëndë në Turqi, 4 persona humbën jetën nga përplasja e autobusit me një kamion

Gazeta Si – Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Turqi, në autostradën Malatya-Kayseri.

Një autobus dhe një kamion janë përplasur dhe raportimet e para nga shtypi turk flasin për të paktën 4 të vdekur dhe 29 të plagosur.

‘CNN’ turk bën me dije se autobusi është goditur nga prapa nga kamioni, që udhëtonte në të njëjtin drejtim. Përplasja ka shkaktuar përmbysjen e autobusit me pasagjerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë