Dy policë të forcave “Shqiponja” janë përplasur me një automjet, ndërsa udhëtonin me motor në Tiranë pranë Kopshtit Botanik.
Aksidenti ndodhi rreth orës 10:05 minuta të paradites së të martës dhe nuk është verifikuar ende kush e ka pasur fajin: policët apo drejtuesi i mjetit tip “Volvo”, i cili sapo kishte dalë nga një vend parkimi.
Raportohet se policët janë rrezikut për jetën, ndërsa kanë marrë vetëm fraktura në gjymtyrë dhe fytyrë. Në momentin e aksidentit, ata kanë qenë të dy me skafandër mbrojtëse.
“Rreth orës 10:05, në rrugën “Shkëlqim Fusha”, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues R.K., 40 vjeç me mjetin motorr të policisë me drejtues E. M dhe pasagjer J. D, (punonjës policie në shërbim)”, – thuhet në njoftimin e policisë.
Pamjet në vendngjarje tregojnë se motori ka dalë nga rruga, ndërsa dy efektivët janë të shtrirë në tokë, ku kolegët e tyre i japin ndihmën e parë menjëherë paas aksidentit.
Drejtuesi i makinës është shoqëruar në komisariat. Ekspertiza dhe pamjet e kamerave të sigurisë do të zbulojnë se kush e ka pasur fajin e këtij aksidenti që i rrezikoi jetën dy policëve
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.









