Ka ndodhur

Aksident i rëndë në Tiranë-Durrës, vdes shoferi, plagosen 3 pasagjerët! Makina u përplas me trafikndarësen, pasi dolën në rrugë i mori para një mjet tjetër

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 05:05 në autostradën Tiranë-Durrës, ku një 28-vjeçar ka humbur jetën dhe tre persona të tjerë janë plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, G. M., duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen. Pasi ka dalë nga makina bashkë me tre pasagjerët, ata janë goditur nga një tjetër automjet me drejtues I. L.

Si pasojë e goditjes, G. M. humbi jetën në vendngjarje, ndërsa tre pasagjerët janë dërguar në spital për trajtim mjekësor. Drejtuesi i automjetit të dytë, I. L., është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme procedurale.

‘Pasi ka dalë nga automjeti, bashkë me 3 pasagjerët, gjatë kohës që qëndronin në rrugë, ata janë përplasur nga automjeti me drejtues shtetasin I. L. Për pasojë, shtetasi G. M. ka humbur jetën, ndërsa 3 pasagjerët e automjetit të tij janë dërguar në spital, për mjekim. Shtetasi I. L. është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme proceduarale’, njofton policia. 

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë