Gazeta Si – Një aksident i frikshëm ka ndodhur gjatë provave të lira për garën e Suzukas në Japoni. Piloti britanik i Hondës, Gino Rea, u përplas keq dhe më pas u operua me urgjencë. Ai është në gjendje kome aktualisht, në gjendje kritike për jetën.

Rea, 32 vjeç, humbi kontrollin e motorit në kthesën e fundit të pistës, aty ku ka humbur jetën edhe Kato. Dyshimet janë për një defekt në sistemin e frenimit. Përplasja ishte shumë e fortë dhe piloti u transportua për në spital me helikopter.
Piloti pritanik kishte humbur ndjenjat fillimisht dhe kishte pësuar dëmtime serioze në kokë, mushkëri dhe brinjë. Sipas raportimit të medieve japoneze, kaska e Reas ishte shkatërruar plotësisht.
Gjendja e pilotit mbetet kritike për jetën, ai është në koma prej shumë orësh. Policia japoneze ka nisur një hetim ndërkohë për incidentin në fjalë.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




