Ka ndodhur

Aksident i rëndë në rrethrrotullimin e Levanit, një i vdekur dhe katër të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrethrrotullimin e Levanit, ku janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e përplasjes së fortë, një person ka humbur jetën, ndërsa katër të tjerë kanë mbetur të plagosur në gjendje të rëndë.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur tre autoambulanca për të shoqëruar të plagosurit, si dhe forca të shumta policie.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, të dyja automjetet kanë qenë duke udhëtuar në të njëjtin drejtim njëri pas tjetrit, por dyshohet se drejtuesi i automjeti të dytë ka humbur ndjenjat në timon dhe i pavetëdijshëm ka goditur automjetin para tij dhe për pasojë ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë