Ka ndodhur

Aksident i rëndë në Paskuqan! Makina përplas dy këmbësore, humb jetën njëra prej tyre

Një aksident tragjik ndodhi këtë mëngjes pranë mbikalimit të Paskuqanit në kryeqytet.

Një makinë që drejtohej nga 35-vjeçari me inicialet R.Q. përplasi dy gra që po kalonin trafikndarësen, L. S., rreth 72 vjeçe dhe H. M., rreth 66 vjeçe.

Si pasojë e plagëve të rënda, humbi jetën 72-vjeçarja. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për t’u marrë në pyetje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë