Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në afërsi të kryqëzimit të fshatit Buzëmadh, Fier, ku si pasojë e daljes nga rruga të një mjeti, janë plagosur 5 persona, një çift dhe 3 vajzat e tyre.
Policia bën me dije se të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit, gruaja e tij 40 vjeçe, dhe tre vajzat, 19, 14 dhe 6 vjeçe, të cilët ndodhen në spital.
“Shtetasi V. M., banues në Cakran, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar drejtuesi i mjetit, pasagjerja R. M., 40 vjeç dhe tre vajzat të moshës 19 vjeçe, 14 vjeçe dhe 6 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




