Ngjarje

Aksident i rëndë në Fier-Lushnje, autobusi i udhëtimit goditet nga Benzi. 7 të lënduar

Nga Gazeta Si – Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Fier–Lushnje, pranë fshatit Saver. Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë janë plagosur shtatë persona, të cilët po marrin trajtim mjekësor në Spitalin e Lushnjes. Tre prej tyre janë në gjendje pak më të rënduar.

Një furgon tip Benz, që i përkiste një kompanie udhëtimesh dhe po transportonte pasagjerë drejt aeroportit të Rinasit, është goditur nga pas gjatë një parakalimi nga një automjet tjetër tip Benz AMG.

Si pasojë e përplasjes, automjeti AMG është përfshirë nga flakët.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë