Ngjarje

Aksident i rëndë në Elbasan, vdesin nënë e bir. Plagosen 5 të tjerë

Nga Gazeta ‘SI’ – Një aksident i rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku dy persona humbën jetën, ndërsa 5 të tjerë u plagosën.

Mësohet se viktimat ishin nënë e bir, Klodian Shahini dhe Fatbardha Shahini 55 vjeçe dhe mësohet se ishin tregtar ambulant në rrugë, në vendin e quajtur “Ura e Kushës” në Bradashesh.

Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele (2 mars), ku një furgon pasagjerësh u përplas me makinën ku po udhëtonin nënë e bir.

Ndërkohë të plagosurit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë