Ka ndodhur

Aksident i rëndë në Elbasan, ndërron jetë shoferi 68-vjeçar

Nga Gazeta Si- Një i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur në Elbasan mëngjesin e së martës.

Në aksin kombëtar Elbasan–Librazhd, konkretisht në vendin e quajtur Xibrakë, dy automjete që lëviznin me shpejtësi janë përplasur, duke bërë që një person të ndërrojë jetë dhe dy të tjerë të plagosen rëndë.

Një automjet tip BMW me targa bullgare është përplasur me një Hyundai me targa shqiptare. Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit BMW, ndërsa drejtuesi dhe pasagjeri i Hyundai-t janë transportuar dhe kanë shkuar për ndihmë mjekësore në spitalin kirurgjik Elbasan.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, automjeti me drejtues F.A., 68 vjeç, është përplasur me automjetin tjetër që drejtohej nga N.D., 33 vjeç.

Si pasojë, drejtuesi 68-vjeçar ka ndërruar jetë, ndërsa janë dëmtuar N. D. dhe tre pasagjerë të tjerë që ndodheshin në automjetet e përfshira.

Policia sqaron se të lënduarit janë transportuar menjëherë drejt spitalit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë