Nga Gazeta Si – Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në Bulqizë, ku për pasojë një person ka ndërruar jetë.
Dy automjete janë përplasur dhe për pasojë ka humbur jetën një 25-vjeçar, i identifikuar si Esmerald Nika. Aksidenti ka ndodhur në rrugën që lidh qytetin e ri me qytetin e vjetër.
Ndërkaq, janë plagosur dy persona, të cilët janë transportuar në Spitalin e Bulqizës.
Aksidenti ka ndodhur tek mbikalimi në daljen nga Rruga e Arbrit për në qytetin e Bulqizës. Shkak për aksidentin dyshohet shpejtësia dhe lagështira në rrugë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




