Nga Gazeta ‘Si’- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor “Berat-Dimal”, në Moravë, ku është përplasur për vdekje një grua 30-vjeçare dhe ka shpëtuar mrekullisht fëmija i saj, 2 vjeç.
Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:35. Mësohet se shtetasja me iniciale L.Gj, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa fëmija i saj nuk ka probleme për jetën.
Ndërkohë drejtuesi i automjetit, A.T, 25 vjeç ndodhet i shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.