Ka ndodhur

Aksident i rëndë në aksin Plepa-Golem, humb jetën një 35-vjeçare

Gazeta Si – Një aksident pe pasojë vdekje është shënuar mbrëmjen e sotme në Durrës. Një shtetase 35-vjeçare ka humbur jetën pas këtij aksidenti tragjik në aksin Plepa-Golem.

Ngjarja ka ndodhur rreth 19:30, në rrugën dytësore Plepa-Golem. Automjeti që drejtohej nga shtetasi K.G., 24 vjeç, përplasi për vdekje këmbësoren që nuk është identifikuar ende.

Në vendngjarje ka shkuar menjëherë grupi hetimor, që ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit tragjik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë