Gazeta Si – Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në aksin Mamurras–Fushë Krujë. Shoferi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur pranë rrugës.
Drejtuesi i mjetit, që udhëtonte i vetëm, ka ndërruar jetë nga ky aksident fatal gjatë rrugës për në spital.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 17:00, në aksin rrugor Mamurras-Fushë Krujë, shtetasi T.M, rreth 60 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi T.M, ka humbur jetën rrugës për në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




