Gazeta Si – Një aksident i rëndë me pasoja fatale për jetën ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan-Tepelenë, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
Nga ky aksident kanë humbur jetën dy persona, ndërsa katër të tjerë janë plagosur. Ka humbur jetën punonjësi i FNSH-së, Sokrat Lelaj dhe vjehrra e tij Bylyre Salaj. Personat e plagosur janë Fatbardha Lelaj, Gerti Skëndaj, Gladiola Skëndaj dhe vajza e tyre e mitur.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Buzmadh.
Në vendngjarje kanë mbërritur policia, autoambulanca dhe zjarrfikësit. Sipas informacioneve paraprake, dy viktimat dhe një nga të plagosurit ishin në njërin nga mjetet.

Në mjetin tjetër ishin tre personat e tjerë, që kanë mbetur të plagosur.
Njoftimi i policisë
Sot rreth orës 20:20, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Buzëmadh, janë përplasur automjetet tip “Zafira” dhe “Ford”. Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë dy shtetas dhe janë plagosur katër të tjerë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




