Nga Gazeta Si- Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Lushnjë. Një 58-vjeçar, me iniciale A.I ka përplasur me makinë një 80-vjeçar i cili po lëvizte me biçikletë.
Drejtuesi i biçikletës është në gjendje të rëndë, në spitalin e Fierit.
Aksidenti ndodhi rreth orës 16:50 pranë Rotondos së Kolonjës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




