Ka ndodhur

Aksident i 3-fishtë në aksin Lezhë-Milot, bllokohet trafiku

Gazeta Si – Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Lezhë-Milot tek mbikalimi në Ishull Lezhë këtë të premte.

Sipas informacioneve, nga aksidenti nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Si pasojë e aksidentit është bllokuar rruga kryesore. Policia devijoi qarkullimin në rrugët dytësore.

Uniformat blu po hetojnë për dinamikën dhe shkakun e aksidentit.

Një ditë më parë, në tre aksidente në Lezhë dhe Korçë, humbi jetën një person dhe u plagosën tre të tjerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë