Nga Gazeta ‘SI’ – Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar rreth orës 18:45 në aksin rrugor Tapizë–Fushë Krujë.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet që drejtohej nga shtetasi K. M., rreth 19 vjeç, ka përplasur një këmbësor.
Si pasojë e aksidentit, këmbësori, shtetasi N. Z., rreth 62 vjeç, ka humbur jetën në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




