Ka ndodhur

Aksident fatal me makinë, humb jetën një 24-vjeçar shqiptar më Itali

Gazeta Si – Një 24-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali për shkak të një aksidenti automobilistik të ndodhur gjatë natës. Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në Imola, në zonën Banfi. 24-vjeçari ishte në vendin e pasagjerit në makinë.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur edhe një shqiptar tjetër, i moshës 23 vjeç, si dhe drejtuesi i mjetit.

Automjeti ku ndodheshin dy shqiptarët, i tipit ‘Mercedes CLK’, drejtohej nga një shtetas rumun dhe ka dalë nga rruga, pasi është përplasur me një pemë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë