Ka ndodhur

Aksident edhe në Korçë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Gazeta Si – Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në afërsi të fshatit Lumalas të Korçës, ku një makinë ka përplasur një këmbësor që po kalonte anës rrugës.

I plagosuri është transportuar në Spitalin e Korçës në gjendje kritike për jetën, por nuk ka mundur që t’i rezitojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes sapo ka aksidentuar këmbësorin. Policia po heton rrethanat e aksidentit.

Bëhet fjalë për aksidentin e tretë tragjik për sot, pasi gjatë ditës, u regjistruan dy viktima të tjera në Durrës dhe Kavajë.

Ndërsa brëmjen e të enjtes, 3 të rinj humbën jetën në Tiranë pasi mjeti që po udhëtonin theu barrierat metalike të rrugës te mbikalimi i TEG-ut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë