Ka ndodhur

Aksident dhe sherr me grushte në Laprakë, drejtuesit e makinave zihen në rrugë

Gazeta Si – Përplasja e dy makinave në Laprakë është pasuar nga një konflikt fizik midis drejtuesve të tyre. Pas sherrit, sipas njoftimit të policisë, njëri nga shoferët ka mbetur i plagosur.

Aksidenti ndodhi rreth orës 16:00, afër shkollës “Aleks Buda”. Në sherrin më pas u përfshinë drejtuesi i njërit nga mjetet me dy personat që ishin në makinën tjetër, babë e bir.

Njoftimi i policisë
Më datë 18.04.2023, rreth orës 16:10, në Laprakë, në afërsi të shkollës “Aleks Buda”, janë përplasur dy automjete (dëme materiale) dhe si pasojë janë konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin me grushte, drejtuesit e automjeteve, shtetasi A.R., 32 vjeç, me shtetasit Xh.B., dhe A.B. (babë e bir).

Si pasojë e konfliktit, shtetasi A.R., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë