Futboll

Aksi Barcelona-Inter, klubet diskutojnë shkëmbimin Depai-Korrea

Gazeta Si – Aks i nxehtë merkatoje mes Barcelonës dhe Interit. Pas zërave për një shkëmbim të mundshëm mes Marselo Brozoviç dhe Frenk Kesi, një tjetër tratativë shkëmbimi po diskutohet mes këtyre dy klubeve.

Nga Spanja gazetari Gerard Romero flet për diskutime të avancuara për të çuar Memfis Depain në Milano, kurse Joakuin Korrea është i destinuar të veshë fanellën e Barcelonës. Holandezi është në fund kontrate, ndërsa argjentinasi është nën kontratë deri në 2025-ën me zikaltrit.

Korrea, sulmuesi argjentinas i Interit. Gazeta Si, 16 janar 2023

Dy klubet duket se kanë gjetur formulën dhe për të vulosur akordin duhet vetëm ‘ok’-i i Depait. Holandezi është jashtë projektit të Ksavit dhe prej 6 muajsh është me valixhe në duar.

Që në verë u kërkua një skuadër tjetër për sulmuesin, ku ai mund të luante sistematikisht. Juventusi e vlerësoi këtë lëvizje, por në fund u tërhoq për shkak të kërkesave të larta ekonomike të Barcelonës dhe lojtarit. Tani, pas 6 muajsh, Memfis mund të zbarkojë në Serinë A me fanellën e Interit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë