Nga Gazeta ‘SI’ – Autoriteti i Komunikimeve Postare dhe Elektronike, AKEP, propozon rishikimin e çmimeve të dërgesave të postave me qëllim rritjen e tyre.
Sipas raportit analitik të këtij tregu, AKEP thotë se Posta Shqiptare ka kosto shumë më të ulëta se Bashkimi Europian dhe prandaj është e nevojshme rritja e çmimeve në tre shërbime (dërgesa e letrave brenda vendit, jashtë vendit dhe për pakot brenda vendit). Për shërbimin e dërgesës së pakove jashtë vendit AKEP kërkon ulje të çmimit pasi kushton 2 herë më shumë se në BE.

Autoriteti thotë se që prej 2002-shit Posta Shqiptare ka pasur të njëjta tarifa dhe kjo krijon probleme për stimuj në kuadër të shërnbimit efikas postar.
“Rishikimi periodik i tarifave për ofrimin e shërbimeve postare me qëllim rritjen e eficiencës së ofrimit të shërbimeve postare është i nevojshëm”, thotë AKEP.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.