Ka ndodhur

Akaidentohet për vdekje shqiptari në Itali

Një i ri shqipëtar është aksidentuar për vdekje në Prato të Italisë. Agron Dajlanaj ishte banues në këtë qytet dhe po kthehej nga puna në një magazinë koperative në Campi.
Dajlanaj ishte i martuar  dhe prind i një fëmije.

Disa shqiptarë kanë shprehur ngushëllimet e tyre, mbi ngjarjen.

“Është me të vërtetë një humbje e madhe. Agroni ishte një djalë italo-shqiptar dhe kishte punuar që kur ishte 18 vjeç si punëtor depoje në kooperativat në Campi. Ai e dinte atë rrugë shumë mirë dhe ne nuk mund ta kuptojmë se çfarë mund të ketë ndodhur. Si shoqatë ne menjëherë u lidhëm me familjen dhe mbi të gjitha me gruan që është 27 vjeç dhe me fëmijën,”tha presidenti i shoqatës shqiptare Sopoti, Qamil Zejnati.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë