Ngjarje

Akademia e Shkencave ‘fut në provim’ kërkuesit shkencorë ditën e Krishtlindjeve, Instituti i Historisë: Do kontrollohemi nga një politikan

Akademia e Shkencave ‘do të fusë në provim’ të gjithë punonjësit shkencorë të Akademisë së Studimeve Albanologjike nga sot ( e shtunë) deri më 25 dhjetor

Në një reagim në Facebook, Instituti i Historisë shprehet se “ky proces përbën shqetësim jo vetëm për stafin tonë akademik, por shqetësim për shkencën, lirinë akademike dhe vetë vendin ku jetojmë”.

“Ndërkohë që qytetarët përgatiten për festat e fundvitit dhe shkëmbejnë urime e dhurata për Krishtlindjet e Vitin e Ri, studiuesit e Institutit të Historisë janë thirrur nga një komision i emëruar nga një autoritet tjetër, ku bëjnë pjesë një akademik dhe një politikan jo akademik.

Komisioni, siç thuhet në një njoftim urdhërues të ardhur, ‘do të bëjë vlerësimin dhe konfirmimin në pozicionet ekzistuese të punës” mbi bazën e dokumentacionit të dorëzuar dhe “nëse komisioni e sheh të nevojshme, në raste të veçanta mund të zhvillojë edhe intervista pune”.

Vlerësimi me procedurë ekstra ligjore i 18 kërkuesve shkencorë të Institutit të Historisë (1 kërkues me titullin “akademik”, 3 me titullin “Profesor”, 5 me titullin “Profesor i Asociuar” dhe 9 me titullin “Doktor” PHD), do të bëhet pikërisht për ditët zyrtare të pushimit (Krishtlindjeve, 23-25 dhjetor) dhe rezultatet do t’i përcillen një strukture më lart për vendimmarrje zyrtare një ditë më vonë”.

.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë