Gazeta Si – Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur mëngjesin e kësaj të premteje në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë dhënë nga Gjykata e Posaçme për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Xoxës i është caktuar detyrimi për të shkuar dy herë në SPAK, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji. Ashtu si herët e kaluara, ajo nuk pati asnjë prononcim për mediat, ndërsa shoqërohej nga një truprojë.
SPAK po e heton Xoxën për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Fillimisht Xoxës iu caktua masa e sigurisë “arrest shtëpie” por iu lehtësua në seancën e konfirmimit të masave të sigurisë të mbajtur më 12 shkurt.
Prokuroria thekson se është krijuar dyshimi se Veliaj dhe bashkëshortja e tij në të paktën 10 raste kanë kryer veprime korruptive, si dhe pastrim të produkteve të veprës penale.
Ndërkohë që pak ditë më parë Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të rrëzojë kërkesën e saj për t’i kthyer sendet e sekuestruara nga SPAK gjatë kontrollit të 6 dhjetorit 2024 në banesën dhe bizneset e saj, përfshi një aparat telefonik celular si dhe disa dokumente.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



