Gazeta Si – Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur këtë të premte në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar nga GJKKO më 12 shkurt.
Sipas SPAK, Xoxa dhe Veliaj dyshohet se kishin ngritur një skemë të mirëmenduar për të përvetësuar fondet e Bashkisë Tiranë.
Veliaj akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa po hetohet për fshehje pasurie dhe korrupsion.
Prokuroria thekson se është krijuar dyshimi se Veliaj dhe bashkëshortja e tij në të paktën 10 raste kanë kryer veprime korruptive, si dhe pastrim të produkteve të veprës penale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.