Drejtësia

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK për të respektuar masën e sigurisë

Gazeta Si – Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa, iu drejtua këtë mëngjes ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, për të respektuar masën “detyrim paraqitje”.

Dy javë më parë, Apeli i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rrëzoi ankimin e bërë nga bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim.

Xoxa ka kërkuar që të hiqet masa e sigurisë së sekuestrimit të sendeve të saj personale. Telefoni, dokumente dhe materiale të tjera që u bllokuan nga SPAK gjatë kontrolleve të ushtruara në dhjetor të vitit të shkuar, do të vijojnë të qëndrojnë në duart e hetuesve.

SPAK është duke e hetuar atë për akuzën e korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë, për të njëjtën dosje ku është përfshirë edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Mbi Xoxën rëndojnë 3 akuza: korrupsion pasiv të kryer në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë