Politike

Ajola Xoxa mohoi akuzat për shifrat e blerjeve online, Berisha: Janë të faktuara! U përpoqën të justifikojnë vjedhjen me fatura fiktive

Nga Gazeta ‘Si’- Pas reagimit të Ajola Xoxës, e cila hodhi poshtë si gënjeshtra të pavërteta gjithçka është thënë në media mbi aludimet lidhur me shumta e supozuara për blerje online nga ana e saj, ka ardhur edhe reagimi i kreut të PD Sali Berisha.

Në një konferencë për media, Berisha tha se blerjet e saj janë të faktuara.

“Faturat doganore, unë i kam sjellë këtu dhe jam i sigurt që janë vënë në dispozicion të Ajola Xoxës dhe faktojnë shifrën e bërë publike nga Prokuroria”, deklaroi ish-kryeministri.

Por, Berisha tha se më e rëndë sipas tij, është se janë shpërdoruar paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe atyre amerikanë e europianë.

“Mendoj se aktet më të rënda, më të rënda, janë financimi i Ajola Xoxës dhe familjarëve të saj, nga burri i saj Erion Veliaj, nga paratë e taksapaguesve. Kjo përbën një vjedhje publike të hapur, sepse nuk duhej të ndodhte kurrsesi.

Mendoj se po kaq e rëndë dhe me një peshë specifike shumë të veçantë është shpërdorimi që ka bërë kompania Byla me paratë e taksapaguesve europiane dhe amerikane. Me faktuara fiktive janë përpjekur të justifikojnë vjedhjen e parave. Prandaj Ajola Xoxe, Erion Veliaj, Edi Rama dhe të gjithë ata që kanë marrë fonde të taksapaguesve amerikanë dhe europiane, t’i kthejnë sa më parë”, tha kreu demokrat.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë