Gazeta Si – Një, dy, tre … deri në 34! Në raundin e tretë kualifikues të Europa League, Ajax mposhti Panathinaikos pas 34 penalltive. Një ndeshje që dukej e pafund, por në fund festuan holandezët me trajner italianin Francesco Farioli.
Holandezët kishin fituar 1-0 ndeshjen e parë në Greqi, por u mundën në ndeshjen e kthimit ndaj grekëve, në “Johan Cruyff Arena” me të njëjtin rezultat pas ‘120.
Dhe kështu kualifikimi duhej vendosur nga 11 metra. Protagonist i madh ishte Remko Pasveer, portieri i Ajax-it i lindur në nëntor të vitit 1983.
Pesë penallti u pritën dhe një u shënua. Sepse ishte e nevojshme që ai dhe Dragoëski, të godisnin e të shënonin.
17 penallti për skuadër dhe në fund ishin holandezët ata që fituan falë golit të Gaaeit që shënoi rezultatin 13-12.
Një rezultat që kujton pak atë që ndodhi në Portugali në tetor 2020 midis Rio Ave dhe Milanit.
Kuqezinjtë, të trajnuar në atë kohë nga Stefano Pioli, fituan pas “vetëm” 24 penalltive, duke pushtuar grupet e Europa League.
Në atë ndeshje “Djalli” kishte vuajtur paksa shumë, duke befasuar Rio Aven në minutën e 120-të falë penalltisë së Calhanoglu.
Një gol që e zgjati ndeshjen deri në goditjet nga pika e bardhë. Dhe në fund, hero u bë Donnarumma, i cili fillimisht humbi goditjen e tij, më pas priti goditjen e fundit të portugezëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.