Futboll

Ajaksi i hap dyert Kristian Eriksenit, danezi është gati të kthehet në fushë

Kristian Eriksen është gati të ndërpresë kontratën me Interin. Ai nuk mund të luajë në Serinë A për shkak të problemit kardiak që kaloi dhe rregullores në Itali, kështu që duhet të zgjedhë një kampionat tjetër.

Sipas asaj që bën me dije “Corriere dello Sport”, mesfushori danez është pranë një marrëveshjeje për të mbyllur gjithcka me mirëkuptim me klubin zikaltër. E ardhmja e Eriksenit, gjithmonë sipas gazetës italiane, lidhet me Ajaksin, ekipin ku mesfushori bëri hapin e madh në karrierë, për t’u transferuar më pas në Premier Ligë me Totenhemin dhe së fundi në Itali me Interin.

Momenti kur Eriksen pesoi atak kardiak. Gazeta Si, 3 nentor 2021

Ajaksi i ka hapur dyert futbollistit danez, i cili dëshiron të luajë edhe pak para se të varë “këpucët në gozhdë”. Eriksen është jashtë aktivitet që në verë, kur gjatë Europianit pësoi atë sulm në zemër në ndeshjen me Finlandën. Ai ka ndjekur një program special rehabilitimi dhe tani duket se është gati të kthehet në fushë me fanellën e ekipit të madh holandez.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë