Sabina Veizaj-Ka kohë që koncepti i akomodimit Airbnb shërben si mjet fitimprurës për kryeqytetasit. Një shtëpi e madhe jo funksionale, një shtëpi e vogël në të cilën nuk jetohet më, e arreduar për akomodim turistësh a vizitorësh, rezulton një biznes fitimprurërs për tiranasit.
Akomodimet Airbnb në kryeqytet janë tërheqëse veçanërisht për të huajt, pasi janë shumë të lira.
Tirana, sipas GoEuro Accommodation Price Index është vendi me çmimin mesatar më të lirë të akomodimit në qëndrimet e Airbnb në botë me 30 dollar nata.
Tirana ndiqet nga Madeira e Portugalisë e cila ofron një çmim mesatar për natë të akomodimit në Airbn 35$.
Ndërsa çmimi mesatar më i lartë për akomodimin Airbn gjendet në Boston, SHBA 274$ për natë.
Indeksi i çmimeve të Airbnb u llogarit duke u bazuar në çmimin mesatar për të rezervuar një apartament ose banesë të tërë për 2 dhe 4 persona gjatë një periudhe të gjatë sezonale (26-29 dhjetor 2014) dhe një periudhe më të shkurtër (6-9 tetor 2014).
Sipas burimit, të dhënat u mblodhën direkt nga faqja e internetit Airbnb, duke përfshirë mbi 40,000 prona në 150 qytete nëpër botë.
Indeksi pas këtij viti nuk është përditësuar, por nga vëzhgimet në faqen e internetit të Airbnb, rezulton se çmimet nuk kanë pësuar ndryshime evidente.
Përmbledhje e komunitetit Airbnb anembanë globit…
Airbnb ka në fokus lokalen dhe autenticitetin, i cili krijon një ndikim pozitiv në destinacione në mbarë botën dhe ata që e kanë krijuar këtë koncept thonë se “jemi të përkushtuar për të punuar me qeveritë për të ndihmuar komunitetet të përfitojnë nga kjo formë e shëndetshme e turizmit”.
Në nivel Global
4.85M Listimet aktive globale në Airbnb
191+ gjithsej shtetet / rajonet e origjinës për vizitorët që udhëtojnë
Pritësit
43% e të ardhurave nga pritjet e Airbnb përdoren për të paguar shpenzimet e rregullta shtëpiake
6% e pronarëve përdorën të ardhurat e tyre Airbnb për të filluar një biznes të ri
88% e pritësve përfshijnë praktikat e gjelbra në hosting
79% e mysafirëve zgjodhën Airbnb sepse donin të jetonin si një vendas
66% e mysafirëve thanë se përfitimet nga ndarja e shtëpisë në Airbnb ishin të konsiderueshme.
89% e mysafirëve thanë se zgjodhën Airbnb sepse ishte më e përshtatshme sesa hotelet
42% e shpenzimeve të bujtësve ndodh në lagjet ku qëndrojnë bujtësit
53% e bujtësve shpenzuan paratë që ata kursyen duke përdorur Airbnb në biznese në qytetet dhe lagjet që ata vizituan
Raporti: Airbnb nxit ekonomitë në vendet e Visegradit me gati 1 miliard euro në 2017
E themeluar në gusht 2008, Airbnb është një treg i besueshëm i komunitetit për ata njerëz që udhëtojnë shpesh dhe kërkojnë diçka ekonomike. Airbn liston më shumë se 81,000 qytete dhe 191 vende të botës. Vendet e Visegradit (Republika Çeke, Hungaria, Sllovakia dhe Polonia) llogarisin tashmë mbi 36,000 apartamente në Airbnb, të cilët kanë mirëpritur 2.7 milionë vizitorë gjatë vitit të kaluar.
Banesat e Airbnb në vendet e Visegradit kanë qenë mikpritëse të mysafirëve në shtëpitë e tyre që nga viti 2009. Shumica dërrmuese e banesave të Airbnb janë anëtarë të rregullt të komunitetit që marrin me qira shtëpitë e tyre herë pas here gjatë gjithë vitit, duke fituar të ardhura modeste por domethënëse për të ndihmuar realizimin e të ardhurave.
Kjo është veçanërisht e vërtetë për personat me eksperiencë që mund të kenë lënë punën me kohë të plotë ose ata që nuk kanë të ardhura të rregullta. Pritësit në Airbnb janë ambasadorë lokalë që përçojnë vlera të mëdha për mysafirët, duke ofruar rekomandime të brendshme për restorantet, dyqanet dhe vendet lokale.
Gjatë pesë viteve të fundit, afro 6 milionë vizitorë kanë bujtur vendet e Grupit të Visegradit përmes platformës Airbnb.
Përhapja e përfitimeve ekonomike për më shumë njerëz dhe vende të tjera përmes Airbnb po ndihmon për të nxitur turizmin në vendet e Visegradit duke ofruar forma të reja, të përballueshme dhe alternative të akomodimit. Platforma gjithashtu drejton mysafirët në lagjet e reja të cilat ndoshta nuk kanë përjetuar më parë turizëm, tek bizneset vendase duke përfituar më pas nga paratë e shpenzuara në këtë zonë. Airbnb gjithashtu ofron strehim të përballueshëm gjatë ngjarjeve kyçe të tilla si festivale muzikore dhe ngjarje sportive, kur format e tjera të akomodimit mund të fryjnë çmimet për të rritur të ardhurat dhe nuk ofrojnë kapacitet të mjaftueshëm. Më e rëndësishmja, Airbnb ofron mundësi për njerëzit që të arrijnë këto rajone.
Impakti ekonomik
Airbnb është jashtëzakonisht e dobishme për ekonomitë lokale. Nga njëra anë, Airbnb përfiton nga të ardhurat shtesë, veçanërisht nga personat me eksperiencë. Në të katër vendet e Visegradit, bujtësi në Airbnb shpenzon mesatarisht 100 euro në ditë, dhe 41 përqind e tyre shpenzohen në lagjet e pronës së pronarit ku ka bujtur personi. Shpenzimet janë të shpërndara në gjashtë kategori kryesore, më së shumti në ngrënie, kafene dhe restorante lokale – që zënë 34 për qind të shpenzimeve të bujtësve. Në total, bujtësit në qytetet e vendeve të Grupit të Visegradit kanë shpenzuar 817 milionë euro përgjatë vitit 2017.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.