Gazeta Si – Është një Kullë e vërtetë Trump në qiell: dhoma e gjumit “padronale” dhoma gjumi për mysafirët, 11 banja, 5 kuzhina, zyra private. Dhe më shumë: pesë sallone, TV live dhe lidhje interneti, dekorime ari, 40 televizorë, panele të imta druri që mbulojnë edhe shkallët e brendshme që lidhin dy “katet” e avionit.
Dhe, në vend të 460 vendeve të parashikuara në konfigurimin komercial, vetëm pesë rreshta vendesh biznesi. Në bord ka vend për 90 pasagjerë dhe 14 anëtarë të ekuipazhit.
Një kompanie zvicerane iu deshën dy vjet për ta ndërtuar këtë xhevahir. Tani, “Boeing 747-8”, që familja mbretërore e Katarit është gati t’i dhurojë Donald Trumpit, do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje të re për ta pajisur atë me sistemet e komunikimit dhe të sigurisë të nevojshme për të transportuar presidentin amerikan.
Trump ka pasur tashmë mundësinë për ta parë personalisht (dhe duket se e ka vlerëson) këtë xhevahir të aviacionit.
Ai do ta përdorë atë si avion presidencial deri në fund të mandatit të tij, më pas do të transferohet në Fondacionin e Bibliotekës Presidenciale Trump (deri më 1 janar 2029) dhe do të bëhet efektivisht pjesë e flotës së tij personale.
Trump shpresonte të ishte në gjendje të inauguronte modelin e ri “Boeing” të “Air Force One”, i cili do të zëvendësonte dy mjetet e tjera në gjendje, në përdorim që nga fillimi i viteve 1990.
Por një sërë vonesash dhe rritjesh kostosh në krahasim me projektin fillestar (i cili daton në vitin 2018 dhe që e vlerësonte pritjen në 6 vjet dhe buxhetin në 3.9 miliardë dollarë), rrezikon të shtyjë përfundimin e ndërtimit për pas vitit 2028, viti i fundit i presidentit në Shtëpinë e Bardhë.
Puna e pajisjes së avionit të dhuruar nga familja mbretërore e Katarit tashmë i është besuar “L3Harris”, kontraktori i gjashtë më i madh i Pentagonit.
Pasi të përfundojë, “747-8” do të jetë më i gjati (250 këmbë), më i shpejtë (650 mph) dhe me rreze të gjatë (8,700 milje) “Air Force One”.
“Boeing 747-8” që Katari i ka dhuruar Donald Trump-it ka qenë i ulur në një hangar në Aeroportin Ndërkombëtar të San Antonio në Teksas prej pesë javësh.
Aeroplani mbërriti në Teksas më 3 prill, pasi u nis nga Doha më 30 mars, duke bërë një ndalesë në aeroportin “Charles de Gaulle” në Paris dhe më pas një tjetër në aeroportin “Bangor” në shtetin amerikan të Maine-t më 2 prill, sipas një zëdhënësi për “FlightRadar 24”.
Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.