Ndeshjet e Kombëtares ia lënë vendin Abissnet Superiores, që këtë fundjavë luan ndeshjet e javës së 5-të. Vëmendjen e merr fakti se më në fund është gati për ndeshje kampionati edhe “Air Albania”, ku të dileën do të zhvillohet një nga sfidat kryesore të javës, Partizani-Kukësi.
Deri tani vetëm Tirana ka pasur mundësinë të luajë në kryeqytet, në stadiumin e saj, “Selman Stërmasi”. Partizani dhe Dinamo janë detyruar t’i luajnë në “Elbasan Arena” ndeshjet si pritës, ashtu si dhe Kukësi, apo Teuta në ndonjë rast, ekipe të tjera që kanë pasur probleme me fushat në këtë fillim të sezonit. Tani që edhe “Air Albania” është në dispozicion, gjithçka ndryshon dhe në këtë stadium do të ketë rregullisht ndeshje kampionati.

Klubi i Partizanit, me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare, ka publikuar edhe çmimet e biletave për ndeshjen e së dielës, që variojnë nga 500 deri në 2000 lekë. Ndeshja e të kuqve me Kukësin është e para që luhet në stadiumin e ri për këtë sezon.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




