Shendet

AI arrin rezultate më të mira se doktorët në zbulimin e kancerit të prostatës

Inteligjenca artificiale është më e mirë në zbulimin e kancerit të prostatës sesa mjekët e spitaleve, zbuloi një studim novator. I zhvilluar nga ekspertë, sistemi kompjuterik u trajnua dhe më pas u testua në më shumë se 10,000 rezultate të rezonancës magnetike (MRI) tek pacientët. Studimi zbuloi se përdorimi i AI kishte më pak rezultate fals pozitivë dhe uli numrin e kancereve klinikisht të parëndësishëm me një të pestën në krahasim me radiologët.

Mjekët besojnë se mund të ndihmojë në zvogëlimin e mbidiagnostikimit dhe parandalimin e operacioneve të panevojshme në kancerin më të zakonshëm te meshkujt, duke përfituar jashtëzakonisht shumë në çdo program screening në të ardhmen. Studiuesit parashikojnë se përdorimi i AI për të ndihmuar në leximin e skanimeve do të jetë vendimtar në adresimin e kërkesës në rritje në imazherinë mjekësore në mbarë botën.

Megjithatë, ende ka prova të pakta shkencore nëse funksionon vërtet, gjë që po ndalon miratimin në shkallë të gjerë të sistemeve të AI për diagnostikimin e kancerit të prostatës. Ata donin të testonin nëse modelet më të fundit të AI, të trajnuar duke përdorur mijëra ekzaminime të pacientëve, ishin po aq të mira sa radiologët në zbulimin e kancerit klinik të rëndësishëm të prostatës duke përdorur MRI. Në studimin e parë të këtij lloji, një ekip ndërkombëtar zhvilloi teknologjinë duke përdorur 10,207 ekzaminime MRI nga 9,129 pacientë në Holandë.

Teknologjia u krahasua me 62 radiologë nga 20 vende, secili me një përvojë mesatare prej pesë deri në dhjetë vjet në interpretimin e skanimeve MRI të prostatës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë