Politike

Ahmetaj tregon ‘limitet’ e Qeverisë: Po ulëm taksat, ulim edhe pensionet

Edmond Spaho e cilësoi si lëmoshë paketën e rezistencës sociale të ofruar nga qeveria, madje akuzoi se paketa është hartuar që në muajin nëntor, kur u shpall edhe gjendja e jashtëzakonshme e energjitikës dhe nuk reflekton krizën e çmimeve pas shpërthimit të luftës në Ukrainë.

Zv.Kryeministri Arben Ahmetaj e mbrojti këtë paketë, megjithëse tha se edhe në syrin e qeverisë ajo është e pamjaftueshme dhe nuk adreson të gjitha nevojat e qytetarëve, por përjashtoi mundësinë e uljes së taksave, në një kohë, që shumë vende, sipas tij, po i ngrenë ato.

“Paketa është 5.2 mld injektim për të mbajtur aq sa mundet Qeveria, se qytetarët mund të kenë më shumë nevoja, padyshim. Por, të prekësh taksat do të thotë të cenosh pensionet. Ky është vendi me taksat më të ulëta", tha Ahmetaj.

Sipas zv.Kryeministrit lidhi limitet e rezistencës sociale dhe këmbënguljen e Qeverisë për të mos prekur taksat diktohen, edhe nga dy situatat e fundit të jashtëzakonshme; tërmetin dhe pandeminë, që në vlerësimin e Ahmetajt u përballuan shkëlqyeshëm nga Qeveria. Ahmetaj akuzoi se opozita flet me dy standarde dhe për këtë solli çmimin e naftës në Shqipëri gjatë krizës financiare që shpërtheu në 2008-n.

“Në 3-4 vitet e fundit u kujtoj qytetarëve tërmetin, dhe ja ku jemi sot ku të gjitha familjet po kthehen në shtëpi. Po pandemia, ja ku jemi sot, i kaluam. Çmimi i naftës në 2010 ka qenë 2 mijë lekë të vjetra dhe nuk ka patur taksë qarkullimi. Ku ishin ato para, ja çuat oligarkëve? Pse vjen me dy standarde? Nuke dimë se kur mbaron lufta. A e dini se çmimi grurit është rritur dyfish? Çmimi i energjisë është rritur”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë