Ekonomi

Ahmetaj s’heq dorë nga PPP. Opozita: Ekonomia në rënie, emigracioni masiv

Investimet përmes mekanizmit Partneritet Publik Privat kanë qenë fokusi i debatit të nxehtë në Komisionin Kuvendor për Ekonominë dhe Financat mes maxhorancës dhe opozitës, ku në komision merrte pjesë edhe ministrja e re e Financave Anila Denaj.
Kreu i komisionit Arben Ahmetaj u shpreh gjatë mbledhjes se qeverisa është e vendosur për të mos hequr dorë nga PPP-të. Ishte deputeti i PD-së, Edmond Spaho që kërkoi anulimin e koncesioneve pasi për të janë korruptive.

“Por unë dua të shtoj këtu në emër të mazhorancës që ne nuk do heqim dorë nga zhvillimi i investimeve publike dhe nëpërmjet instrumenteve të koncesionit dhe PPP. Unë e kam thënë, diskutimi që ju bëni është tallje me njerëzit. Ju i thoni popullit të Dibrës që nuk meritoni rrugë, i thoni popullit shqiptar që nuk duhet të ketë aeroport etj. Kemi një sërë shembujsh. Përpjekje juaj për të demonizuar PPP shkon në kundërshtim me interesin publik dhe me zhvillimin ekonomik të vendit.”- tha ish ministri Ahmetaj.

Ministrja Denaj iu përgjigj deputetit Spaho se ka një iniciativë për ligjin që po kalon dhe po diskutohet e ky ligj sigurisht që do të shikojë të gjitha aspektet brenda hapësirave ligjore. “Është platformë më e gjërë diskutimi. Kjo do të ishte qasja ime sot.”
Deputeti Spaho duke i kujtuar maxhorancës reagimet e ashpra të ndërkombëtarave për PPP-të, këmbënguli në anulimin tërësisht të tyre.

“Mos përpiqemi të veprojmë si struci, ju a po i anuloni PPP e pakërkuara në korrik?! Pse? Sepse kanë dhënë efekt negativ, sepse ndyshe do të vazhdonit. Fakti që po i anuloni do të thotë që jua kanë vënë litarin në fyt. Ka një qëndrim të ashpër të FMN për PPP e pakërkuara. Deputetët holandez thanë që praktika e ndjekur për ndërtimin e aeroportit të Vlorës është në kundërshtim me kriteret e BE për organizimin e tenderimit të parave publike. Është normale të harxhojmë 20 mln euro për 1 km tenderim?! Mirë ajo rruga që na qenka e domosdoshme, por kjo rruga këtu me 20 mln euro është e domosdoshme?!”- tha Spaho.

Arben Ahmetaj: Nuk kanë thënë. Çdo gjë që kalon me ligj është e ligjshme.

Edmond Spaho: Sepse të gjithë janë ushtarë dhe ngrenë dorën.

Arben Ahmetaj: Ku e ke qëndrimin e Komisionit Evropian të shkruar.

Buxheti, ekonomia rritet sëbashku me mosrealizimet

Diskutime të ashpra mes maxhorancës dhe opozitës gjatë mbledhjes së komisionit pati edhe për treguesit e 2018-ës.

Opozita mbrojti idenë se pavarësisht rritjes ekonomike, 2018 është plot me mosrealizime në të gjitha zërat e parashikuar të buxhetit.

Sipas opozitës buxheti i 2018-ës nuk ka realizuar asnjë investim publik në 11 muaj.
“Eshtë ulur fondi i papunësisë në 3,5 mln dollarë, që ishte 8 mln dollar. Asgjë e re në ekonomi, megjithëse patëm disa lehtësira për hotelet me 4,5 yje. Qeveria dështoi edhe me regjistrin e pronës që do të ngrinte kadastrën fiskale dhe kjo nuk ndodhi.

Buxheti i arsimit- pavarsëisht aktit normativ , kjo nuk ndryshon asgjë. Nuk ka lidhje me çfarë kanë kërkuar studnetët.

Është thënë se nuk do të përdoreshin akte normative, çdo vit janë përdorur si instrument aktet normative”, tha deputetja e PD-së Jorida Tabaku e cila kërkoi edhe një regjistër të plotë të koncesioneve duke theksuar se janë 160 mln $ pagesa për kontratat koncensionare, por nuk ka një regjistër të plotë të kontratave që do të nënshkruhen.

“Procedurat e tenderimit 30% e procedurave pa tender dhe garë sepse ndikon në koston
99,5% kosto afër fondit limit. Kosto shumë e madhe për buxhetin e shtetit.”- tha ajo.
Deputeti Spaho do të thoshte se qeveria duhet të marrë masa për rritjen e qëndrueshme ekonomike që të ulet emigracioni masiv që ka kapluar vendin.

“Krahasonit shifrat 2018 me 2017-ën. Krahasimi nuk duhet të bëhet me një vit më parë. Shifart nga viti në vit nuk do ndryshonin vetëm në rast krize. Krahasimi bëhet me planifikimn e vitit. Një herë ndryshohet në korrik, një herë në tetor buxheti, vjen dekreti në dhjetor-janar. Nëse do të bëjmë krahasim më fillimin e 2018-ës shifrat janë larg.2018 është poshtë me mosrealizime. Pavarësisht se rritja ekonomike është zyrtarisht 4,45% e duhet të themi se ka ardhur nga TAP, shitja e energjisë. Nukë është rritje që ka prodhuar punësim. Fakti që kemi emigracion masiv, do të thotë që nuk kemi zhvillim të qëndrueshëm. Duhet të marrim masa sepse përndryshe do të kemi vetëm qeverinë, pa kryeministrin sepse edhe ai shkon për ekspozita.”- tha Spaho.

Ministria e Financave në parashikimet për treguesit buxhetor që janë publikuar do ditë më parë, mendon që shpenzimet buxhetore nga 30 % e PBB-së në fund të vitit 2018, do të zbresin në 28.8 për qind në vitin 2022.

Shpenzimet buxhetore në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto parashikohen të ulen pasi qeveria do të mbajë PBB-në mbi 4%.

Nga 2018- 2022 të ardhurat buxhetore në do të jenë 27.8 e PBB-së.
Të ardhurat totale të buxhetit për tri vitet e ardhshme sipas Ministrisë së Financave parashikohen të rriten gati 6.5 për qind çdo vit. Të ardhurat nga tatimet po për të njëjtën periudhë parashikohen me gati 6.9 për qind.

Investimet publike, të cilat për opozitën i mungojnë realizimeve të qeverisë, janë programuar të qëndrojnë në një nivel gati 5 për qind të PBB-së në çdo vit si prej do vitesh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë