Politike

Çfarë pune bën Arben Ahmetaj?

“Shumë i lumtur që me Kryeministrin dhe Ogertën, ia dolëm të finalizojmë me sukses përpjekjen intensive dhe nënshkrimin e marrëveshjes për sigurimin e 500 mijë dozave të para të vaksinës nga kompania Pfizer!”.

Për shumëkënd që do ta lexonte këtë mesazh “ngadhënjyes”, do ta kuptonte si një postim dite nga Ministria e Financave, sa kohë që në thelb bëhej fjalë për një kontrate financiare. Por jo. Në miratimin symbyllur të tre akteve normative për sigurimin e vaksinës Pfizer, deputetët e Kuvendit, të paktën u njohën me tre emrat firmëtarë; Edi Rama, Ogerta Manastirliu dhe… Arben Ahmetaj.

Pra, ai që  është autorizuar për zhvillimin e negociatave me prodhuesit e vaksinës Anticovid-19, që janë çertifikuar nga FDA dhe EMA, nuk është Ministrja e Financave, por Arben Ahmetaj, Ministri i Shtetit për Rindërtimin.

Arben Ahmetaj qëndroi për 5 vjet Ministër i Financave, duke u shkarkuar në vitin 2018. Menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, Rama e riktheu me turra vrap duke e emëruar si Ministër për Rindërtimin. Dhe jo vetëm. Një vit më parë, pak kohë pasi shpërtheu pandemia, Kryeministri i mveshi Ahmetajt edhe përgjegjësinë për kontrollin dhe menaxhimin e situatës ekonomike, gjatë periudhës së izolimit nga Covid-19.

Tanimë atij i dha përgjegjësinë edhe për firmosjen e marrëveshjes për sigurimin e vaksinës, që sa duket nuk do të jetë e fundit…


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë