Politike

Ahmetaj dhe Mazi u shkarkuan, Kuvendi duhet të mblidhet në seancë të posaçme për të miratuar ndryshimet

Detyra e parë e Bajram Begajt si President do të jetë nga kryeministri Edi Rama.

Të hënën në mëngjes ai firmosi shkarkimin e Arben Ahmetajt dhe Zef Mazit duke i zëvendësuar me Belinda Ballukun dhe Majlinda Dhuka.

Por për të miratuar firmën e kryeministrit, Kuvendi (që ka mbyllur punimet për këtë sesion) duhet të mblidhet në një seancë te posaçme, për të miratuar ndryshimet, të cilat më pas do i kalohen Presidentit për dekretim.

Nëse seanca nuk mblidhet, atëherë Arben Ahmetaj qëndron në detyrë deri në shtator.

Kryeministri Edi Rama firmosi shkarkimin nga detyra të Zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Në vend të tij u emërua ministrja për Infrastrukturën dhe Energjetikën, Belinda Balluku. Ndërkohë, si Kryenegociatore u emërua Majlinda Dhuka, duke zëvendësuar Zef Mazin.

Dhuka do të mbajë edhe postin e ministres së Shtetit për Integrimin duke ndryshuar edhe profilin e këtij dikasteri pa portofol nga Rindërtimi që ishte më parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë