Gazeta Si – Një bast ‘i rëndë’ nga ish-futbollisti argjentinas për sfidën e Championsit, që e ka parë veten fitues dhe pas pak minutash ka futur në xhep 18.900 dollarë.

Serxho Aguero ka besuar shumë te Real Madrid-Mançester Siti dhe pas 14 minutash ka shkuar në shtëpi. Ish-sulmuesi i ‘qytetarëve’, pak orë para ndeshjes në ‘Bernabeu’ kishte bërë publik një bast, ku shkruante:
“Një ndeshje si kjo e sotmja meriton disa gola”. Dhe ai kishte vënë bast 10 mijë dollarë për kuotën 1.89 të një ‘over 2.75’ (3 gola e lart). Mjaftoi më pak se çerek ore lojë që për Agueron të niste festa, sepse kishte fituar 18.900 dollarë.
Nuk është ‘çmenduria’ e parë e Agueros. Për finalen e Botërorit të klubeve mes Mançester Sitit dhe Fluminenses ai kishte luajtur të njëjtën shifër, 10.000 dollarë, për ‘over 2.75’. Ndeshja përfundoi 4-0 dhe ‘Kun’ fitoi 20.700 dollarë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




