Kriza e Barcelonës vazhdon edhe pas largimit të Koeman. Katalanasit, me Serxhi Barjuan në stol, nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 ndaj Alaveshit, ndërkohë që kësaj situate të vështirë i është shtuar edhe ankthi për gjendjen shëndetësore të Serxhio Agueros.
Sulmuesi argjentinas u ndje keq në fushë dhe afër fundit të pjesës së parë u shtri në tokë. Ai mbante me dorë gjoksin, pasi kishte vështirësi në frymëmarrje. Pas ndihmës mjekësore doli nga fusha më këmbët e veta për të shkuar më pas me autoambulancë në spital, ku ka kryer kontrolle kardiake emergjente.
𝗟𝗔𝗧𝗘𝗦𝗧 𝗡𝗘𝗪𝗦 | @aguerosergiokun reported chest discomfort and has been admitted to the hospital for a cardiac exam pic.twitter.com/7du9VIz5zO
— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 30, 2021
Pamjet tregojnë se Aguero nuk ka pasur përplasje në dyluftime ajrore, apo goditje të mëparshme gjatë lojës, ndërsa shtypi spanjoll ka folur për një takikardi të lehtë. Barcelona në Tuiter ka sqaruar: “Aguero ka ndjerë një shqetësim në gjoks dhe ka shkuar në spital për kontrolle kardiake”.
Pas ndeshjes, trajneri Serxhi është shprehur: “Aguero më tha se nuk ndihej mirë. Di që ka shkuar në spital për të parë se çfarë ka konkretisht dhe për momentin kaq kam mësuar”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




