Politike

Agron Shehaj apel për pjesëmarrje në zgjedhje: Sot dëgjohet zëri i qytetarëve

Nga Gazeta Si- Pasi votoi, Kreu i partisë “Mundësia” Agron Shehaj u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në procesin zgjedhor.

Shehaj tha se sot është një ditë e rëndësishme sepse kemi mundësinë të votojmë për të ardhmen.

“Sot dëgjohet zëri i qytetarëve, për katër vitet e ardhshme pushteti nuk ka për të dëgjuar më qytetarët, kështu që prandaj është e rëndësishme që të votojmë për ndryshimin, të votojmë për të ardhmen”, tha Shehaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë