Treg

Agrokultura në Shqipëri gjatë 2020-s u rrit, ndryshe nga vendet e tjera

Eurostat raporton se sektori agrokulturor në Shqipëri ka zënë 19.3% të PBB-së totale gjatë vitit 2020.  Ndryshe, nga shumë vende të tjera në Europë, prodhimi i agrokulturave u rrit me 0.5% në Shqipëri gjatë vitit 2020.

Gjatë vitit 2020 ,agrokultura  kontribuoi me 171.9 trilionë euro të ardhura në PBB-në totale të Europës që përkthehet në 1.3%. Pak më pak se PBB-ja totale e gjithë Greqisë.

Prodhimi tërësor i dalë nga agrokultura  gjatë vitit 2020 arriti vlerën e 411.8 trilionë eurove, 52.8% e të cilëve erdhi nga të korrat, perimet, drithërat dhe bimët hortikulturore. 38.6% e ardhur nga kafshët dhe prodhimet e tyre, qumështi etj.

Sipas Eurostat, prodhimet agrokulturore në 2020-ën ishin 1.5% më pak se në 2019-n. Kjo erdhi si pasojë e rënies së të ardhurave në shtetet me prodhimet më të larta agrokulturore në rajonin europian. Italia pësoi rënie me 4.9%, Holanda me 5.1, Franca me 7.6%, Rumania me 13.8% dhe Gjermania me 14.6%. Rritje të paparashikuar patën prodhimet në Lituani me 30.2%, Kroacia me 13.2%, Spanja me 13% dhe Hungaria me 11


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë