Bota

Agresori i kryeministrit sllovak, një shkrimtar 71-vjeçar: E qëllova, sepse jam kundër politikave të tij

Gazeta Si - Një shkrimtar 71-vjeçar sllovak, i quajtur Juraj Tsintula është, sipas mediave sllovake, njeriu që tentoi të vriste kryeministrin Robert Fico në qytetin Hadlova mesditën e së mërkurës.

Sipas informacioneve, Tsintula ka bërtitur në drejtim të Ficos teksa ky i fundit po bisedonte me mbështetësit e tij dhe kur i është afruar, ka hapur zjarr.

Referuar mediave të huaja, ka deklaruar se sulmin ndaj Robert Fico e ka kryer pasi nuk bie dakord me politikat e qeverisë së tij. “E bëra sepse nuk jam dakord me politikat e qeverisë”, - deklaroi ai.

Të njëjtat burime thonë se 71-vjeçari është një nga themeluesit e klubit letrar DÚHA, në vitin 2005. Deri në vitin 2016 ka qenë kryetar i klubit dhe ka shkruar tre përmbledhje me poezi. Që nga viti 2015 është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Sllovakë. Sipas informacioneve, në vitin 2016 ai punonte si shofer në një qendër tregtare në Levice, vendlindja e tij.

Nga ana tjetër, raportohet se kryeministri Fico ndodhet në gjendje kritike për jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë