Gazeta Si – Një 61-vjeçar me detyrë futurist uji, u arrestua në Kavajë, pasi dyshohet se është i përfshirë në kultivimin e bimëve të kanabisit si dhe për shpërdorim detyre.
Sipas policisë, pas kontrollit në kuadër të planit operacional të koduar “Territor i pastër”, në fshatin Bardhorë, u gjetën të kultivuara 530 bimë narkotike kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Ndërkohë u konstatua se bimët narkotike vaditeshin me një tub që ishte lidhur në mënyrë të paligjshme me linjën e ujit të pishëm. Në lidhje me këtë është bërë i mundur arrestimi i faturistit të ujit I. B., pasi nuk ka raportuar për ndërhyrjen në tubacionet e ujit dhe dyshohet si bashkëpunëtor në kultivimin e bimëve narkotike.
Gjithashtu vijon puna për kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë aktivitet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




