Ne rrjet

Agjentët-komando të maskuar si refugjatë për të liruar 4 pengjet izraelite, si u krye operacioni në Gaza

Gazeta Si – Është “tragjike” dhe “zemërthyese” që “aq shumë njerëz të pafajshëm u vranë gjatë operacionit të kryer nga Izraeli në Rripin e Gazës për gjetjen e katër pengjeve”.

Është Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan, ai që thyen heshtjen e SHBA-së për sulmin në Nuseirat.

Një operacion, i cili – burimi është Hamasi – do të kishte shkaktuar 274 vdekje dhe 698 plagosje dhe që u zhvillua me mbështetjen e SHBA-së, por që – konfirmon Sullivan – shkaktoi “vdekje midis civilëve”, pavarësisht se çoi me sukses në kthimin në shtëpi të katër prej tyre. Sullivan shton se një marrëveshje do të ishte mënyra më e mirë për të liruar pengjet.

“Pa këtë, – vazhdoi ai, – dhe pa thënë Hamasi po, për fat të keq do të shohim që konflikti dhe operacionet ushtarake të vazhdojnë, në të cilat Izraeli do të përpiqet të shpëtojë qytetarët e tij”. Shumica e vendeve të Lindjes së Mesme, të udhëhequra nga Egjipti dhe Turqia, e dënojnë operacionin.

Numri i “viktimave kolaterale” është shumë i lartë. Aq sa dje në mëngjes nga Centcom, komanda amerikane, ata shpejtuan të sqaronin: “Doku humanitar, përfshirë pajisjet, personelin dhe burimet e tij, nuk u përdorën në operacionin e shpëtimit të pengjeve sot në Gaza”. Ndërkohë, detaje të reja dalin rreth operacionit. Strategjia e miratuar është ajo e maskimit.

Sipas uebsajtit saudit “Asharq”, i cili citon dëshmitarë në Gaza, disa anëtarë të forcave speciale izraelite, u kamufluan si persona të zhvendosur nga Rafah.

Sajti “Ynet”, shton se forcat speciale të përfshira janë pjesë e njësive izraelite që veprojnë në zonat palestineze, të mësuara të përzihen me vendasit duke folur rrjedhshëm arabisht.

Njësia, e cila përfshin gjithashtu gra, hyn në kampin Nuseirat nga një zonë afër pikës së ndihmës amerikane dhe korridorit Nezarim, kalimi lindje-perëndim që e pret Gazën në dy pjesë në veri të kampit, i kontrolluar nga IDF (ushtria izraelite) dhe e përdorur si pikënisje për bastisje në pjesët veriore dhe qendrore të Rripit.

Forcat e kamufluara mbërrijnë me një makinë të bardhë që mbante dyshekë në tavan, gratë janë të veshura me veshje tradicionale.

Me pyetjet e vendasve, agjentët përgjigjen se ata janë zhvendosur nga Rafah si refugjatë dhe po kërkojnë strehim. Njësia më pas ndahet në dy grupe, secili i drejtuar drejt njërës prej dy ndërtesave.

Gjithçka ndodh ndërsa forcat e tjera speciale hynë në kampin Nuseirat të fshehura në një kamion me ndihma humanitare, një detaj të cilin IDF-ja megjithatë e mohoi. Në një video të publikuar në internet nga Gaza, tregohet rruga e ndjekur nga agjentët-komando.

Pamjet konfirmojnë gjithashtu se si është bërë një vrimë në murin rrethues për të hyrë në ndërtesë, ndërsa në pamjet e tjera, një automjet i bardhë me një shkallë në çati shfaqet i parkuar pranë një ndërtese.

Sipas asaj që u konfirmua nga IDF, tre pengjet meshkuj u mbajtën në shtëpinë e një reporteri të tv Al Jazeera, Abdullah Jamal, një operativ i Hamasit.

Por transmetuesi saudit mohoi lidhjen me njeriun që përkufizohej si zëdhënës i Ministrisë së Punës në Gaza.

Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Qassam, në fund njoftoi se tre pengje, përfshirë një shtetas amerikan, u vranë gjatë operacionit.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë