Bota

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë do të lirojë 400 milionë fuçi nafte nga rezervat strategjike

Nga Gazeta ‘Si’- Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) do të miratojë lirimin e 400 milionë fuçive naftë për të kompensuar furnizimin e humbur për shkak të “mbylljes efektive” të Ngushticës së Hormuzit, ka njoftuar drejtori ekzekutiv i saj, Fatih Birol.

Ai tha se vendet anëtare të Agjencisë votuan “njëzëri” për të nisur “lirimin më të madh ndonjëherë të rezervave emergjente të naftës në historinë e agjencisë sonë.”

“Sfidat në tregun e naftës me të cilat po përballemi janë të paprecedenta në përmasë, prandaj jam shumë i kënaqur që vendet anëtare kanë reaguar me një veprim kolektiv emergjent të një madhësie të paprecedentë,” tha Birol.

IEA bëri të ditur se rezervat emergjente do të vihen në dispozicion të tregut gjatë një periudhe kohore të përshtatshme sipas rrethanave kombëtare të secilit vend anëtar.

Sipas agjencisë, kjo është hera e gjashtë që Agjencia miraton lirimin e koordinuar të rezervave të naftës, pasi më parë e ka bërë këtë në vitet 1991, 2005, 2011 dhe dy herë në vitin 2022.

Agjencia shton se vendet anëtare të saj mbajnë rezerva emergjente prej më shumë se 1.2 miliardë fuçish naftë, ndërsa ekzistojnë edhe rreth 600 milionë fuçi të tjera rezerva të industrisë, të mbajtura me detyrim nga qeveritë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë