Treg

Agjencia Europiane e Energjisë rekomandon 13 masa strukturore për shtetet në krizë energjitike

Agjencia Europiane për Rregullatorët e Energjisë ka treguar se çmimet e energjisë do të vazhdojnë të rriten për disa vite në vazhdim. ACER rekomandon 13 masa strukturore për vendet që të stabilizojnë çmimet e tyre.

ACER konstaton se dizajni aktual i tregut të shitjes me shumicë të energjisë elektrike siguron furnizim efikas dhe të sigurt me energji elektrike në kushte relativisht normale të tregut dhe se ai është i mirëmbajtur.

Masat e emergjencës të keq-projektuara ose shtrembërimi i sinjaleve të çmimeve duke ndërhyrë në formimin e çmimeve të tregut mund të zmbrapsin integrimin e tregut në BE dhe konkurrencën e përgjithshme, duke rrezikuar kështu përfitimet e arritura deri tani dhe ndoshta duke rritur koston e përgjithshme të tranzicionit të energjisë.

13 masat e Agjencisë:

  1. Të përshpejtohet tranzicioni energjitik.
  2. Të implemetohen sa më shpejt burimet e rinovueshme të energjisë elektrike.
  3. Të përmirësohen skemat e mbështetjes së investimeve për energjinë e rinovueshme.
  4. Të stimulohen tregjet për likuiditet afatgjatë.
  5. Të përmirësohen tregjet për në të ardhmen.
  6. Të reduktohen investimet jo parësore.
  7. Të ruhen çmimet e shitjes dhe të hiqen barrierat atyre që ofrojnë energji.
  8. Të mbrohen nga luhatja e çmimeve më së shumti konsumatorët në nevojë.
  9. Të shmangen falimentimet.
  10. Të sigurohet infrastruktura e nevojshme për shpërndarjen.
  11. Të konsiderohet ndërhyrja kur bëhet fjalë për probleme.
  12. Të konsiderohet ndërhyrja e publikut për krijimin e instrumenteve mbrojtëse nga çmimet  e rritura.
  13. Të krijohet “një valvulë sigurie të pëkohshme” kur ka rritje të menjëhershëm të çmimeve.

Cilat janë masat për çmimin e gazit?

Lidhur me masat për të zbutur ndikimin e çmimeve të larta të ndërmarra nga shtetet anëtare, ACER beson se sa më e madhe të jetë ndërhyrja aq më i lartë është potenciali për të deformuar tregun, veçanërisht në periudhën afatmesme dhe afatgjatë.

Nevoja për ndërhyrje në funksionimin e tregut të energjisë elektrike në rrethanat aktuale duhet të konsiderohet me maturi dhe nëse ndiqet, politikëbërësit duhet të trajtojnë shkakun rrënjësor të problemit (aktualisht çmimet e gazit) dhe jo vetë kuadrin e tregut të energjisë elektrike, thuhet në raport.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë