Gazetas Si – Polakja e parë kampione në Nju Jork, apo afrikanja e parë (edhe arabe) fituese e një turneu Slam. Sido që të shkojë finalja, do të shkruhet një faqe e rëndësishme e tenisit botëror.
Në një Us Open për femra që kishte sjellë shumë surpriza, veçanërisht javën e parë, vjen një finale, ndoshta më e pritshmja. Ajo që pas eliminimit të shumë kokave të serive respekton më shumë klasifikimin. Do të ndeshen Iga Shviatek dhe Ons Jabeur për titullin kampion në Flushing Meadows.
Polakja, numri 1 në botë, nuk është dukur asnjëherë dominuese në këtë turne, por i ka mjaftuar për të marrë më të mirën ndaj të gjitha kundërshtareve. Në gjysmëfinale vuajti ndaj një Arina Sabalenka shumë të fortë.
Kurrë më parë Shviatek nuk ka fituar në karrierë, duke përmbysur disavantazhin e një seti ndaj një lojtareje ‘top-10’. Ajo humbi setin e parë 6-3, por më pas luajti e përqendruar, duke shfrytëzuar dobësitë e Sabalenkës. Pas setit të dytë të fituar 6-1 nga polakja, i treti ishte një ‘mundje dore’, që Iga e fitoi, duke siguruar finalen e tretë Slam.
Në gjysmëfinalen tjetër pati një dominim të papritur të Jabeur. Kundër parashikimeve, ajo e shkatërroi Karoline Garsian 6-1 dhe 6-3. Francezja ishte favorite, vinte nga një moment i jashtëzakonshëm fitoresh. Ishte më në formë se të gjitha, por ndoshta presioni e bllokoi.
Finalja do të jetë hitorike, me polaken e parë kampione në Nju Jork, apo afrikanen e parë fituese të një Slam-i.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.